Shqiptari ngre ‘në këmbë’ policinë britanike/ Apeli që bën efektivi për këdo që e ka parë (foto)

Një i ri shqiptar ka përhapur panik tek policia britanike të cilët kanë nisur kërkimin për gjetjen e tij në male. Hera e fundit që u pa 17-vjecari Olti Gega ishte ditën e shtunë, rreth orës 12 në mesnatë në zonën Camagael.

17-vjecari është përshkruar si 170cm i gjatë, me një trup të hollë, flokë të shkurtra të zeza. Ai kishte veshur një bluze gri, xhinse të zeza dhe mbante një orë po në ngjyrë të errët.

Zyrtarët po kërkojnë për zhdukjen ndërsa thonë se janë të shqetësuar për shëndetin e tij. Duke folur për mediat lokale, polici Michael Bell u shpreh: “Ne po shqetësohemi gjithnjë e më shumë për mirëqenien e Oltit dhe do të nxisja këdo që beson se mund ta ketë parë atë ose që ka ndonjë informacion ta paraqesë sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Loading...