Covid-19 i merr jetën 28-vjeçarit

Një djalë i ri 28-vjeç është bërë vīktima e radhës e koronavirusit në vend.

Mësohet se ai quhet Anton Çuni. Lajmin e bën me dije në rrjetet sociale, OSHEE e Shkodrës, e cila ka publikuar dhe foton e të riut. Antoni punonte elektricist dhe nuk i ka bërë dot ballë betejës me virusin e rrezikshëm.

Postimi në rrjetet sociale nga “OSHEE Rajoni Shkodër”: Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion…

Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve 😢 U prehtë në paqe🙏

Loading...