Sulmuesi Cristiano Ronaldo e konfirmon veten tek Juventusi edhe për sezonin e ardhshëm. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, CR7 lë të kuptohet do ta respektojë kontratën me “Zonjën e Vjetër” dhe se çdo zë për largimit e mundshëm të tij nga Seria A është “fake news”.
“Jam i lumtur që kam fituar dy nga nëntë titujt e fundit të Juventusit në Serina A. Disa njerëz mendojnë se ka qenë e lehtë, por nuk është kështu.
Vit pas viti, me talent, dedikim dhe shumë punë je në gjendje të arrish objektivat dhe të bëhesh më i mirë se më parë. Përpara për titullin e tretë!”
Një mesazh ky i portugezit në Instagram që ka lumturuar botën bardhezi pas festës së titullit të nëntë radhazi kampion në Itali.
Ronaldo ka kontratë më “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2022. Kuptohet që CR7 beson ende te projekti i Juves, madje edhe në këtë sezon ka ende mundësi reale për të fituar Championsin dhe përmbushur ëndrrën e tij.
Juventusi do të përballet më 7 gusht me Lyonin, në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave, me synimin për të përmbysur humbjen 1-0 në takimin e parë të zhvilluar në fushën e francezëve.
Nëse kalon këtë kundërshtar, Juventusi do të përplaset në çerekfinale me fituesin e çiftit Real Madrid-Manchester City.