Infektohet me COVID-19 kirurgu, shtrohet në spital

Mjeku kirurg E.Q., 40 vjeç, në spitalin e Beratit është infektuar me koronavirus. Pas përkeqësimit të shëndetit të tij, është dërguar në Tiranë për t’u shtruar në spital për të marrë ndihëm e duhur mjekësore.

Gjendja e tij është kritike nga virusi pasi vuan edhe nga diabeti.

Pas konfirmimit të rastit, është bërë dhe dezinfektimi i Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Beratit, ndërsa mjekëve dhe infermierëve të këtij reparti dhe kontakteve të kirurgut, u është bërë tamponi dhe janë në pritje të rezultatit.

Loading...