Zjarrvënia për qëllime biznesi/ Braçe: Kurrë s’do pranohen projekte pallatesh mbi pyllin e djegur

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër për situatën e krijuar nga zjarret në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se vënia e qëllimshme e zjarreve është i udhëhequr nga interesa biznesi. Sipas tij, zjarri në Godull-Seman duhet të hetohet si krim i rëndë pas dyshimeve se duan territor të lirë për të golemizuar.

Ai ka lajmëruar se mbi çdo metër katror pyll të djegur atje e kudo në bregdet, do rimbillen pemë dhe kurrë pallate.

Braçe tha se do të përndiqen ligjërisht përgjegjësit dhe kurrë s’do pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur.

Postimi i plotë:

Sherbimi i Mbrojtjes nga Zjarri prej tre vitesh eshte funksion i plote i bashkive ne te gjithe vendin. Ne pjesen me te madhe te bashkive eshte nje sherbim i ri, po themelohet, organizohet e paiset ne pune e siper; Ashtu sic sherbimi i emergjencave po riorganizohet ne perputhje me ligjin si pergjegjesi edhe e bashkive;

Duhet shume pune e angazhim, burime financiare dhe njerez te kualifikuar, me shume komunikim per te bere kete pune jetike!

Tani, sic e shihni nga numrat, vatrat me te shumta te zjarrit jane ne kullota e shkurre; Zjarrefikesit ne terren thone se jane te gjitha te qellimshme, ose per te rigjeneruar kulloten, ose per inat te tjetrit qe ka nje kontrate.

E kuptoni per sa pak behet gjema?

Atehere, te gjitha agjencite, kane marre detyren te hetojne cdo rast, te kallezojne, te arrestojme, te prishin kontratat me zjarrevenesit;

Toleranca me ta mbaron njehere e mire!

Ne pyje eshte tjeter histori; Niveli i krimit ketu eshte pak me lart dhe i udhehequr nga interesa biznesi. Zjarri ne Godull-Seman duhet te hetohet si krim i rende pas dyshimeve se duan territor te lire per te golemizuar;

Atehere po ua them sot, Mbi cdo meter katror pyll te djegur atje e kudo ne bregdet,

Do rimbillen peme, kurre pallate!

Do perndiqen tani ligjerisht pergjegjesit dhe kurre sdo pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur. Ne fund, dua te falenderoj qindra burra qe po luftojne me zjarret ende, te zjarrefikesve, te sherbimit pyjor, te ushtrise; Dua te falenderoj edhe vullnetaret e angazhuar me ta! Pyjet e kullotat jane tonat, Te te gjitheve!

Loading...