Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus dy persona në Sarandë. Sipas burimeve thuhet se bëhet fjalë për dy persona nga fshati Kulluricë i Bashkisë Finiq.
Mësohet se ata kishin pak ditë që kishin ardhur nga Greqia, ku dyshohet se janë infektuar. Ndërkohë, ka nisur hetimi epidemiologjik i rasteve dhe dy personat e infektuar janë karantinuar.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 130 raste pozitive në të gjithë vendin, një tjetër rekord infektimesh ky në Shqipëri.
Loading...