Papa Françesku: Të lutemi për Libanin që të përballojë këtë moment tragjik

Pas shpërthimit të madh në Bejrut dhe dhjetëra të vdekurve, Papa Françesku u ka bërë thirrje njerëzve të luten për Libanin.

“Dje në Bejrut, afër portit, pati shpërthime masive duke shkaktuar dhjetëra vdekje, duke plagosur mijëra dhe duke shkaktuar shkatërrim serioz.

Le të lutemi për viktimat, për familjet e tyre dhe le të lutemi për Libanin, në mënyrë që, përmes përkushtimit të të gjithë elementëve të tij shoqërorë, politikë dhe fetarë, të përballojë këtë moment jashtëzakonisht tragjik dhe të dhimbshëm dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, të kapërcejë krizën e rëndë që po përjeton“, u shpreh Papa.

Loading...