Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Sarandës ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk ka raportime nëse ka viktima apo persona të lënduar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e përplasjes së dy grupeve të cilët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit në një nga rrugët e qytetit, duke shkaktuar edhe panik tek qytetarët.
Ka pasur disa shkrepje të armëve ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta policie dhe të repartit të FNSH-së.
Loading...