4 kalimtarë kanë përfunduar të plagosur në spital, pasi një i dehur i ka marrë para me makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Llazi Miho” në Tiranë, ku drejtuesi në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka hipur mbi trotuar duke plagosur 4 këmbësorët.
Të plagosur kanë mbetur shtetasit E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka vënë në pranga drejtuesi A.L., 49 vjeç, i cili pas testit të alkoolit ka rezultuar në masën 0.64 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”.
Loading...