Platforma më e madhe muzikore, Billboard ka publikuar listën e 10 këngëve më të dëgjuara gjatë vitit 2018.
Aty kryeson reperi Drake me projektin “God’s Plan”, i ndjekur nga artistë të tjerë me famë botërore. Ndër ta është edhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha.
Bashkëpunimi i saj “Meant to be” me Florida Georgia Line renditet në vendin e tretë dhe ka arritur mbi 650 milionë klikime në YouTube.
Këngëtarja Bebe Rexha shprehet se është ende e tronditur dhe nuk mund ta besojë suksesin e arritur gjatë këtij viti.(Balkanweb)
Loading...