Covid-19/ Raportohen 135 raste të reja, 1 humbje jete

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar me COVID-19, 135 raste të reja, nga të cilat 113 raste vetëm në Tiranë! Ndërkohë, ka humbur jetën 1 pacient me koronavirus.

NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë rreth 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid19 në që janë në banesë.

Loading...