Një trup i pajetë është gjetur i pajetë në lumin e Vjosës në Memaliaj të Tepelenës. Trupi i përket gjinisë femërore për të cilën nuk dihet ende nëse është mbytur apo vrarë dhe hedhur në lumë. Trupi është gjysmë i dekompozuar çka të bën të mendohet se ka kohë që gruaja ka humbur jetën.
Ka qenë një i ri, i cili ka pikasur trupin në ujërat e Vjosës dhe ka lajmëruar policinë.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit Tepelenë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Loading...