I dënuari shqiptar kishte hapur një vrimë në çatinë e burgut, por u pikas nga punonjësit e burgut përpara se të arratisej. Rojet e burgut i gjetën një shkallë lëvizëse si dhe thika të improvizuara.
Në momentin e zbulimit të tij, Brahimi u hodh në sulm të tyre, duke i goditur me grushte. Vrasësi i avokatit nuk hezitoi që të sulmonte as zyrtarët e burgut, që ndërhynë në momentin e arratisjes.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari rezulton me disa emra dhe mbiemra. Mbiemri i tij një herë jepet si Ibrahimi, pastaj Brahimaj, apo Brahimasi. Kurse emri Kastriot, Lavdërim, apo Mikel. Mbrëmjen e 12 tetorit 2017 Brahimaj ekzekutoi avokatin grek, Mihalis Zafiropoulos, në zyrën e këtij të fundit. Ai ishte paguar 3 mijë euro për të kryer këtë vrasje.