Ministria e Arsimit ka vendosur si datë nisje për viti i ri shkollor 2020-2021, 14 shtatorin. Megjithatë ministria ende nuk e ka vendosur si do të zhvillohet mësimi. Deri më tani nuk ka një vendim të prerë, pasi zhvillimi i orëve të mësimit mesa duket do të varet nga numri i të prekurve me Covid-19.
Për këtë arsye deri tani janë propozuar disa alternativa. E para është zhvillimi i mësimit vetëm online, për këtë arsye në “RTSH Shkollë”, është duke bërë regjistrimin e të gjitha lëndëve. Por nëse numri i të prekurve me koronavirus ulet, mund të bëhet një alternim midis paraqitjes së nxënësve në shkolla dhe mësimit online.
Deri më tani një gjë është e sigurt, nxënësit në 14 shtator nuk do të kthen 100 % në bankat e shkollave. Mësimi online ishte në fakt një proces i lodhshëm për nxënësit dhe prindërit dhe nuk ka mbështetjen e tyre si metodë efektive mësimdhënie.