Konfirmon Pipero: ‘Kapacitetet janë të ezauruara, do hapet spitali Covid-3’

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, u shpreh se situata e pandemisë në Shqipëri është vërtetë shqetësuese.

Ai u shpreh se kapacitetet spitalore janë thuajse të ezauruara, teksa theksoi se po bëhet gati hapja e spitalit Covid-3, dhe në vijimësi mund të hapet dhe Covid-4.

“Aktualisht, kapacitetet e tanishme janë pothuajse të ezauruara, kështu që spitali Covid-3 po bëhet gati të hapet. Besoj se do hapet këtë javë që vjen. Në vijëmësi mund të hapet dhe Covid-4, por unë kam pasur dhe kam mendimin se të gjitha strukturat spitalore rajonale duhet të jenë gati në shtator sepse fundi i vjeshtës do të shoqërohet dhe me viruset e gripit stinor dhe nuk duhen ezauruar kapicitetet.”, u shpreh Pipero në një intervistë.

Teksa apeloi për mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës, Pipero u shpreh se detyra imediate e qytetarëve është të ndalojnë përhapjen e infeksionit.

Loading...