Rreth 140 artistë do të ngjiten në skenën e “ArTurbinës” për të interpretuar majat e muzikës, që krijoi “Mjeshtri i Madh”, Agim Krajka.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën për dy netë të jashtëzakonshme me 140 artistë që në skenën e #arTurbina do të interpretojnë majat e muzikës krijuar nga “Mjeshtri i Madh” Agim Krajka, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Kryeministri Rama.
“Të gjithë e duan Agim Krajkën”, është koncerti që do të zhvillohet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansambli Popullor në datat 7 dhe 8 dhjetor.
Nën drejtimin e dirigjentit Edmond Doko, Orkestra e TKOB, Ansambli Popullor, Bandi Jazz dhe këngëtarë të njohur do të bëhen bashkë për shpalosur më të mirat jo vetëm në lëmë të muzikës së lehtë, por edhe atë popullore dhe kolonat zanore të filmave./m.m/ /a.g/
TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/