Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një lajm të mirë.
Rama bën të ditur se së shpejti, në zonën e rilindur historike të Vlorës do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, i cili do të jetë një atraksion turistik i veçantë.
Një muze bashkëkohor, me dëshmi, zëra e imazhe që dëshmon mikpritjen e shqiptarëve, pavarësisht vështirësive me të cilët duhet të përballeshin.
Postimi i kryeministrit Rama:
MIRËMËNGJES
dhe me lajmin se së shpejti në zonën e rilindur historike të Vlorës, do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, ju uroj një të dielë të bukur.
Loading...