Ndërron jetë nga Covid-19 në moshën 53-vjeçare, skulptori dhe pedagogu i njohur shqiptar

Skulptori i njohur Arben Bajo humb betejën me COVID-19. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.

Bajo prej ditësh ishte duke “luftuar” me COVID-19, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike.

53-vjeçari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve. Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.

Loading...