Deputeti Lefter Maliqi jep paralajmërimin e fortë për në vjeshtë

Deputeti Lefter Maliqi bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për vrasjet e fundit që kanë tronditur mbarë opinionin publik.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se Rama ka qenë i paaftë dhe i papërgjegjshëm, i cili jo vetëm u ka dhënë liri kriminelëve, por ka zhytur popullin në varfëri.

Për Maliqin, rotacioni politik është i pashmangshëm me votë ose atë që quan revolucion demokratik, duke e paralajmëruar kreun e qeverisë se “fundi i tij do të jetë i dhunshëm”.

“Vera e fundit ne pushtet e Mohican-it te fundit te Surrelit. Krimi, varferia, depresioni, droga kane pllakosur vendin edhe ne keto dite pushimesh.

Ramziu i Rilindjes e krimit i paafte dhe i papergjegjshem. Jo vetem mashtroi, varferoi, cpopulloi vendin por e ka mbyt krimi, korrupsioni, droga dhe babezia per te pasur gjithe pushtetet.

Vjeshta stina e zgjimit, mobilizimit, ngritjes popullore kunder Regjimit oligarkik dhe te bandave. Rotacioni politik i pashmangshem me vote ose revolucion demokratik, fundi i paralajmëruar i tij do jete i dhimbshem. Populli sfiden e ka me krimin, bandat, oligarket qe kane emrin organizata kriminale “Rilindje”. Demokracia do fitoj”, shkruan Maliqi.

Loading...