Ak sident në Vlorë, humb jetën 25-vjecari

Një i ri humbi jeten të dielen në Vlorë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Viktima është një djalë 25-vjeçar nga qyteti i Korçës, i cili udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë, kur në rrethana ende të paqarta humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me murin anësor të rrugës.

Përplasja ishte e fortë dhe shoferi mori plagë të rënda. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

“Rreth orës 16:00, në aksin rrugor pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, tha policia e Vlorës në një njoftim për mediat.

Po sipas të njëjtave burime, një tjetër person mbeti i plagosur më herët gjatë ditës, këtë herë në Llogara. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar nga Tirana, i cili mbeti i plagosur teksa hidhej me parashutë. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën

“Rreth orës 13:46, në Qafën e Llogorasë është hedhur me parashutë shtetasi L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe është rrëzuar në përroin e fshatit Palasë, ku si pasojë ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën“, tha policia më tej në njoftimin e saj.

Loading...