Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me anë të një postimi në “Facebook” ka lajmëruar ka se ndërruar jetë në Boston, babai i tij.
Bushati shprehet se i ati u nda nga jeta në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë.
Postimi i Ditmir Bushatit:
Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.
E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën.
Prehu në paqe i shtrenjti ynë!
Loading...