Zelanda e Re po shikon mundësinë e hapjes së udhëtimeve me Ishujt Kuk, para fundit të vitit. Kryeministri i Zelandës së Re Jacinda Ardern, ka deklaruar se “trajtimi të cilin po proçedojnë për të luftuar Covid-19 është vlersuar ndërkobëtarisht.”
Qeveria e Zelandës së Re, e cila të Dielën përfundoi 100 ditë pa transmetimin lokal të COVID-19, vendosi një nga bllokimet më të rrepta në botë në fund të marsit lidhur me epideminë. Kjo krijoi mundësinë që shteti t’i kthehej normalitetit në 9 qershor, e prej asaj kohe nuk kanë pasur infektime të reja.
Që prej muajit mars deri më qeveria bllokoi çdo kufi, si ajror, detar apo toksor edhe lëvizjen e njerëzve në rrugë. Në qershor, më pas qytetarët u lanë të lëviznin lirshëm vëtëm brenda shtetit. Për sa i përket kufijve deri ditën e djeshme ishin të bllokuara, ndërsa sot qeveria po rishikon shtetet me të cilat do hap lëvizjen.
Zelanda e Re gjithsej ka 1,219 infeksione COVID-19, përfshirë 22 vdekje dhe 21 raste aktive, të gjithë në mesin e udhëtarëve jashtë shtetit, sipas të dhënave zyrtare./LajmiFundit.al