Në kulmin e sezonit turistik, Ishulli Evia duket i rrënuar pas stuhisë së një dite më parë që i mori jetën 7 personave, mes tyre edhe një foshnje 8-muajshe.
Banorët kanë nisur të pastrojnë baltën nga shtëpitë e tyre e përpiqen të shpëtojnë sa munden nga ajo që ka mbetur.
Dy lumenj kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje masive edhe në disa fshatra të Greqisë Qendrore. Sistemi rrugor është thuajse i shkatërruar, ndërsa dhjetëra automjete gjithashtu janë përmbytur.
Operacionet e kërkim shpëtimit vijojnë ende pasi një person konsiderohet i zhdukur.
Tashmë rreziku kërcënon banorët në jug të qytetit Halkida, në zonat e Bourtzi dhe Lefkanti pasi lumi më i afërt ka dalë nga shtrati. Kryeministri Kyriakos Micotakis do të vizitojë gjatës, zonat e goditura nga katastrofa natyrore.