Virologët gjejnë ‘pikën e dobët’ të Covid-19, publikohet studimi shpresëdhënës

Yunjeong Kim dhe Kyeong-Ok “KC” Chang, virologë në Kolegjin e Mjekësisë Veterinare në Universitetin Shtetëror Kansas kanë publikuar një studim që tregon një trajtim të mundshëm terapeutik për COVID-19.

Koronaviruset patogjene janë një kërcënim kryesor për shëndetin publik global, siç tregohet nga sindromi akut i frymëmarrjes, koronavirusi, ose SARS-CoV.

“Science Daily” raporton se ekspertët testuan një agjent terapeutik kundër koronavirusit dhe zbuluan se 3CLpro (C30 endopeptidaza) është një enzimë thelbësore në zhvillimin e virusit SARS-CoV-2.

Në studimin e publikuar në revistën mjekësore “Science Translational Medicine”, thuhet se kjo enzimë është një frenues i proteinazës dhe bllokon riprodhimin e koronavirusit in vitro dhe përmirëson mbijetesën tek minjtë e infektuar nga MERS-CoV.

Këto proteaza të ngjashme me koronavirusin 3C, të njohur si 3CLpro, janë objektiva të forta terapeutike sepse luajnë role jetike në replikimin e koronavirusit.

Studimi i kryer mbi minjtë tregoi se ky frenues i koronavirusit (3Clpro) bllokoi përsëritjen e koronaviruseve MERS-CoV dhe SARS-CoV-2 tek njerëzit.

Sipas shkencëtarëve, një ndikim i tillë në “pikën e dobët” të virusit bën të mundur bllokimin e riprodhimit jo vetëm të MERS, por edhe të virusit korona MERS-CoV dhe SARS-CoV-2.

Këto gjetje duhet të studiohen më tej si një terapeutik i mundshëm për koronavirusin.

Loading...