Protesta e studentëve për uljen e tarifave të studimit është shtrirë në të gjitha Universitet Publike të vendit. Protestës së studenteve të Shkodrës i është bashkuar edhe pedagogu i letërsisë Arben Prendi.
Ai i kërkon studentëve që te mos tërhiqen nga kërkesat e tyre e madje të shtojnë kërkesat.
Pedagogu Prendi sugjeroi që të hiqet mesatarja 7 për regjistrimet e reja sepse rrezikojnë te mbyllen dege të ndryshme si dhe kërkesat e tyre t’i marrim vetëm me shkrim.
Sipas tij nuk është e vërtetë se tarifat janë vendosur nga universitetet siç pretendon ministria.
(d.d/BalkanWeb)
Loading...