Vazhdon vendosja e gjobave për këdo që shkel rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës.
Vetëm në aksin rrugor Orikum-Llogara për afatin kohor prej 4 orësh u vendosën gjithsej 39 masa administrative.
Nga këto 36 ndëshkime kanë qenë për parakalime të gabuara, 1 për mungesë të rripit të sigurimit dhe 2 për përdorim telefoni gjatë ngarjes së makinës.
Policia është vendosur në akset kryesore rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e personave që thyejnë rregullat.
Loading...