Aktorja e njohur amrikane, Alyssa Milano ka treguar se ka fituar betejën me COVID-19. Mirëpo, ajo është shumë e shqetësuar, pasi po i bien flokët. Milano ka postuar një video në rrjetet sociale, ku tregon rënien e flokëve.
“Mendova të tregoja se çfarë iu bën COVID-19 flokëve tuaj. Merreni seriozisht“, shprehet ajo teksa publikon edhe videon.
Ndërkohë, aktorja iu bën thirrje qytetarëve që të përdorin maska dhe të ruajn distancën fizike.
Sakaq, ekspertët e shëndetësisë kanë pohuar se rënia e flokëve ndodh për shkak të stresit, etheve dhe temperaturës së lartë që mund të ketë pasur i infektuari.
Loading...