Tragetet në janar-nëntor, 7% më shumë mallra se në 2017

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti kanë transportuar më shumë mallra dhe më pak udhëtarë se sa në 11-mujorin e vitit të kaluar.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës, mësohet se në këto 11 muaj tragetet kanë transportuar 805.106 ton mallra, të ngarkuar në kamionë dhe trajlera.

Kjo është një sasi 7 përqind më e lartë se sa e 11-mujorit 2017, ndërsa importet dhe eksportet për të njëjtën periudhë kanë patur gjithashtu të njëjtën rritje, 7% secila.

Tragetet kanë transportuar 64.589 kamionë dhe 5.468 trajlerë në 11 muaj, përkatësisht 5 përqind më shumë dhe 2% më pak se sa në janar- nëntor 2017.

Në periudhën janar-nentor 2018 tragetet janë shfrytëzuar nga afro 793 mijë udhëtarë dhe 168 mijë autovetura.ATSH

Nga të njëjtat burime mësohet se tragetet kanë kryer 924 lundrime vajtje-ardhje, ose 2 lundrime më shumë se në 11 muajt e një viti më parë.

Loading...