Natyrisht, vëmendja e gjithsecilit shkon te deklarimi i Behgjet Pacollit, ish-ministrit të Punëve të Jashtme që konsiderohet si njëri ndër personat më të pasur në trojet shqiptare, shkruan Lajmi.net.
Në AKK ai i ka deklaruar gjashtë vetura të tipit “Mercedes” të vlerave të ndryshme, por gjithsesi super-luksoze. Dy nga veturat e kësaj marke kapin shifrën e 200 mijë eurove, një 50 mijë, një 45 mijë, një 38 mijë dhe një 30 mijë.
Të gjitha këto vetura janë të deklaruara në emër të Pacollit dhe prejardhja e pasurisë është deklaruar se ka ardhur nga jashtë Kosovës.
Përveç kësaj, si çdo vit tjetër Pacolli ka deklaruar edhe avionin e tij privat, i cili kap vlerën e 9 milionë e 900 mijë eurove.
Loading...