Arr estohet 41-vjeçari, ushtroi dh unë fizike ndaj vajzës së tij

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 41 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij minorene, shtetases K. Q., 17 vjeçe, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, sepse është konfliktuar me fjalë me shtetasit O. N. dhe F. I., pasi nuk kishte shlyer detyrimin e një qiraje dhe i ka kanosur ata me një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. M., 54 vjeç, pasi në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Loading...