Italia shton masat për udhëtarët që vijnë nga këto shtete

Italia ka urdhëruar që te testohen për Covid-19 udhëtarët që vijnë nga Kroacia, Greqia, Malta, Spanja dhe Kolumbia. Kjo bëhet me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit, mes shqetësimit në rritje për shtimin e infeksioneve të reja.

Italia, vendi më i prekur në botë ka arritur të menaxhojë mirë numrin e infeksioneve ditët e fundit, por autoritetet shëndetësore janë të shqetësuar nga një “ringjallje graduale e Covid”.

Të mërkurën, autoritetet regjistruan 481 raste të reja dhe 10 vdekje. Rajonet më të prekura kthehen ato “tradicionale”, e para Lombardia me 102 raste, Veneto me 60 dhe Piemonte me 42, ndërkohë që situata ku Sicilia ishte rajoni më i prekur u shkaktua më së shumti nga 73 emigrantë afrikanë të rezultuar pozitivë në një qendër mikpritëse.

Ndërkohë autoritetet italiane po marrin masa për turistët që vijnë ose kthehen në Itali. Në Pulia bëhet me detyrim karantina për personat që kthehen nga Spanja, Greqia dhe Malta, përtej vendeve për të cilët parashikohej edhe më parë, ndër to edhe Shqipëria.

Loading...