Flet infermierja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, e cila pati kontaktin e fundit me 29-vjeçarin që u vet-hodh nga kati i tretë i kësaj godine. Para oficerëve të Policisë ajo ka treguar se nuk ishte në dhomë në momentin që 29-vjeçari kreu ak tin e rëndë. Ai theksoi se ditët e fundit nuk kishte vënë re ndonjë shqetësim nga ana e të riut.
“Kisha lëvizur nga dhoma në momentin që u 29-vjeçari u vetëhodh. Lëviza nga dhoma për të marrë një medikament. Kur u ktheva në dhomë, vura re që nuk ishte. Lajmërova menjëherë kolegët. S’kemi vënë re ndonjë shqetësim nga i riu. “, mësohet të ketë thënë infermierja para oficerëve.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm. I infektuari me iniciale Xh.K, u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ai ndërroi menjëherë jetë. Ndërkohë, dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë an kthi dhe stre si që ka përjetuar i riu gjatë qëndrimit në spital.