29-vjeçari që u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit,djali i stilistes së VIP-ave

I riu Xhino Koca i dha fund jetës të enjten duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ai gjeti vdekjen në vend, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

29-vjeçari ishte infektuar me koronavirus, por sipas mjekëve, ai ishte drejt shërimit. Teksa dyshimet janë që ai të jetë vetëvrarë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, të tjera detaje zbulohen për jetën e tij.

Mësohet se Xhino Koca ishte djali i stilistes së njohur Lira Koca. Ajo punon dhe stilon për VIP-at shqiptarë.

29-vjeçari ishte djali i vogël në familjen durrsake. Babai i tij është kreu i njësisë administrative nr 2 në Durrës.

Loading...