Një ditë pasi ndau lajmin se u shërua nga koronavirusi, kryebashkiaku Erion Veliaj ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, të cilët kanë vënë re në foton që ai postoi në rrjetet sociale, se ishte nxirë në fytyrë.
Për këtë pamje te kryebashkiakut pati reagime në internet, duke e krahasuar dhe me rastin e dy mjekëve të huaj që pasi u prekën nga Covid-19, u ndryshoi ngjyra e lëkurës.
Erion Veliaj në një intervistë për Top Channel, eshte pyetur ne lidhje me kete fakt qe e bëri të qeshte dhe sqaroi se fakti që ka qenë prej më shumë se dy javë e gjysmë në shtëpi, qëndrimi në ballkon në diell ka bërë që Veliaj të duket më i nxirë në fytyrë.
Pse jeni nxirë? Ka një kuriozitet mos është pasojë e Covid?
Veliaj (Qesh):
Jo, më ke 3 javë në shpi e ballkon. Ka qenë një lloj ajrosje pasi Covidi është një lloj arrest shtëpie, ku e vetmja mundësi është të dalësh në ballkon të lexosh libra./panorama