Operacioni përfundoi në tragjedi, 15-vjeçarja v des tek dentisti

Një vajzë adoleshente ka ndërruar jetë gjatë një ndërhyrje kirurgjikale në gojë për vendosjen e telave të dhëmbëve në Britani. Denisa Alexandra Stefanoaia vdiq në një spital të Londrës prej komplikacioneve për heqjen e katër dhëmbëve. Në gjyqin që vazhdon ende, mbrojtja tha se e mitura ishte obeze, vuante nga astma dhe apnea e gjumit.

E reja u vu në anestezi të plotë pasi procedura nuk do të zgjaste më shumë se një orë, por nuk u zgjua më. Në dëshminë e tij, mjeku Atheer Ujam, i cili kreu procedurën, tha: “Unë u takova me të dhe të atin para procedurës dhe ata ishin shumë pozitivë dhe se dhëmbët e Alexandra do të drejtoheshin”.

Procedura zgjati 19 minuta dhe dentisti e konsideronte mjaft normale. Gjatë procedurës, kuptoi se 15-vjecarja kishte kafshuar tubin endo-trakeal dhe nuk po merrte frymë. Ajo u dërgua në kujdes intensiv dhe pas pesë ditësh u shpall e vdekur, prej mungesës së oksigjenit në tru.

Loading...