Teksa numri i rasteve sa vjen e shtohet me infektime nga Covid, spitalet po përballen me mbipopullim, e si të mos mjaftonte kjo, familjarët e pacientëve kanë vërshur me lumë akuzash ndaj menaxhimit të situatës dhe sjelljes së mjekëve.
Moderatorja dhe gazetarja e njohur Aida Shtino ka reaguar ashpër në lidhje me këtë gjë e cila me anë të një postimi në Facebook, fajëson autoritetet shëndetësore, duke nisur nga ministrja Ogerta Manastirliu e deri te mjekët për trajtimin që po i bëjnë pacientëve.
Një nga shqetësimet që ngre ajo, është moslejimi i telefonave nga ana e pacientëve për tu lidhur me familjarët e tyre, ndërsa shton se mjekët dhe ministria e Shëndetësisë do të përballen shumë shpejt me zemërimin e qytetarëve të cilët po humbin të afërmit e tyre.
Reagimi i plotë i moderatores Shtino:
A mundet tiu bej nje pyetje doktoreve tane te “çmuar” Perse nuk ju lejojne te semureve me covid qe jane te shtruar ne spital telefon..?????? Kush eshte arsyeja , qe nuk i lejojne te flasin me te afermit e tyre…?????? A jeni ne terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..??????
A i keni trute ne koke, apo ju kane vaksinuar juve perpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurre…..😠😠😠😠😠 A do ta mbani dot turmen kur tiu versulen, sepse po ju ” zhduken” te afermit!!!!!!!! A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere ?????????? A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni femije e prinder ne shtepi ju ??????????
Kush eshte arsyeja qe nuk ju lini telefon kush?????? Nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terburar, qe do tiu versulen nga zemerimi , sepse po i ktheni ne kavie laburatori te afermit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap….