Paskemi dasëm! Rozana Radi do t’i japë fund beqarisë më shpejt se ç’kishim pritur

Prej 7 vitesh, këngëtarja e njohur Rozana Radi po shijon lidhjen e saj të dashurisë, të cilës duket se i ka ardhur koha të kalojë në një tjetër stad. Megjithëse para karantinës ishte e vendosur se s’do të bënte dasmë, duket se planet e çiftit kanë ndryshuar.

Në “intervistën ” e fundit në Instastory me pyetje-përgjigje nga ndjekësit, këngëtarja s’ka mundur t’i shpëtojë dot pyetjes për martesë. Ajo që i habiti të gjithë ishte përgjigjia e Rozanës, e cila jo vetëm që konfirmoi se do t’i japë fund beqarisë, po dasma do të ndodhë më shpejt nga ç’e kemi pritur.

“Kur martohesh?”- është pyetja drejtuar Rozanës, e cila ia ka kthyer ndjekësit: “Aq shpejt sa s’ta merr mendja”.

Epo, këngëtarja duhet ta ketë marrë propozimin e famshëm për martesë, ndaj paskemi dasëm! Ajo nuk ka preferuar të ndajë të tjera detaje lidhur me dasmën e saj, ndërsa ne jemi gjithë sy e veshë për të mësuar më shumë!

Loading...