Gazetarja shqiptare ndahet nga jeta

Gazetarja e njohur e kronikës, Sonila Mesareja, është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Kolegë e miq të saj, të hidhëruar nga lajmi, kanë ndarë mesazhe ngushëllimi plot dhimbje.

Ja si e ka pritur ndarjen nga jeta njëra prej mikeshave të saj:

Mikja ime, me trondite dhe me lendove kete mengjes me ikjen tende nga kjo jete! Ti luftove fort me ate semundje te mallkuar, luftove fort per vite te tera, dhe duke te njohur ty, shpresoja qe do ja dilje…por nuk ja dole dot! Nje kolege dhe gazetare e shkelqyer, nje mike shume e shtrenjte per mua! Te qofte dheu i lehte Sonila Mesareja!
Një mesazh ngushëllimi për lajmin e hidhur, ka ardhur edhe nga Unioni i Gazetarëve.

Mesazhi i Unionit

Pas nje semundjeje te rende, sot ndahet nga jeta gazetarja Sonila Mesareja. Kolegia Mesareja per vite punoi si reportere e Kronikes ne disa redaksi te shtypit te shkruar dhe ne shume projekte qe synuan nje gazetari cilesore.
Sonila ishte kolege e dashur, model i kembenguleses dhe nje profesioniste qe modestine e kishte vyrtyt ndersa kurajon dhe durimin i mbartte si vlera njerezore qe i shtonin besimin tek lexuesi dhe komuniteti i gazetareve.

Ajo sherbeu ne redaksite e shtypit te shkruar si profesioniste e heshtur dhe me kujdesin per te ruajtur vlerat dhe cilesite e larta njerezore, duke fituar respekt e miqesi te te gjithe stafeve e kolegeve me te cilet punoi. Ndarja nga jeta e Soniles le hapur dhimbjen e ikjes se parakohshme dhe kujtimin e vyer te nje kolegeje qe nuk do te harrohet kurre.

Sonila ishte nder nismetaret e organizimeve themeluese te Unionit te Gazetareve Shqiptare dhe nje kolege qe nuk nguroi asnjehere se qeni pjese e nismave dhe reagimeve rregulluese ne jeten tone profesionale.

U prehsh ne paqe kolegia jone e dashur! E paharruar do te jesh per gjithe ne anetaret e Unonit te Gazetareve Shqiptare dhe komunitetin e gjere te gazetareve! Ngushellime familjes!

Loading...