Nje aksident me pasoje vdekjen e nje femije ndodhi diten e sotme ne aksin rrugor Gjirokaster-Kakavije ku jane krijuar radhe te gjat per shkak te qytetareve qe duan te udhetojne drejt Greqise nderkohe qe pala greke u kerkon te dhena te hollesishme dhe teste anti-covid.
Rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G, që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.
Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.