Vlorë, trafiku drejt Radhimës bllokon qytetin

Makina të shumta njëra pas tjetrës, kjo është panorama e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet se fundjava po paraqitet me trafik të rënduar.

Trafiku ka filluar që në orët e para të mëngjesit. Rrugët “Transballkanike”, “Lungomare” si dhe zona te Uji i ftohtë dhe Radhimë kanë një fluks tepër të rënduar rrugor, ku kërkohet pothuajse dy orë (180 min) për një aks prej 10/15 km për ta përshkruar.

Loading...