Cako në Kakavijë: Ata që presin në rrugë të kthehen në shtëpi

Drejtori i Emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako: “Gjej rastin të ngushëlloj familjen e djalit të aksidentuar.

Qytetarët e tjerë të gjejnë zgjidhjen e duhur, në raport me portalin apo aksesin që kanë hapur autoritetet greke. Është një situatë që nuk është në dorën e shtetit shqiptar, megjithëse shteti shqiptar po e konsideron emergjencë. Nuk jemi në rastin e një fatkeqësie natyrore, por ne jemi në krye të detyrës, për nevojat e tyre.

Nuk mund të krijojmë kampe. Çandra nuk janë ato që ndikojnë në vendimarrjen e autoriteteve greke. Kjo është një situatë pandemie. Ambulanca dhe të gjitha struktuar e tjera vazhdojnë të jenë prezent pranë qytetarëve. Ka qenë edhe lëvizja e pakontrolluar e fëmijës. Ne jemi në kontakt me palën greke, por nuk u diktojmë dot detyrat.

Qytetarëtë duhet të ndjekin procedurën greke. Nga nesër do të kemi një numër të limitur. Kjo situatë nuk është për faj të shtetit shqiptar. Qytetarët duhet të kthehen, do të ishte në interes të tyre, për të mos rënduar shëndetin dhe për të mos kirjuar pasiguri, se jemi në kushte pandemie. Qytetarët të kthehen në banesat e tyre dhe të aplikojnë drejtpërdrejt për platformën greke.

Loading...