Bayerni ia bën Barcelonës ‘tetë me dy’

Skuadra gjermane e Bayernit ka treguar potencialin ndaj Barcelonës së famshme duke mbyllur ndeshjen 8 me 2.

Kampioni gjerman ka fituar 8:2 ndaj Barcelonës, të premten në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Rezultati konsiderohet turpërues për Barcelonën që ka synuar titullin në Champions. Bayerni me fitoren ndaj Barçës është konfirmuar si pretendenti kryesor për titullin e ketij viti.

Thomas Mueller ka realizuar gol që në minutën e katërt të ndeshjes. Bayerni ka realizuar një aksion model dhe Mueller ka finalizuar me sukses.

Por në minutën e shtatë David Alaba realizoi autogol për të barazuar shifrat në 1:1.

Kroati Ivan Perishic ka shënuar gol të bukur në minutën e 22-të për rezultatin 2:1 në të mirë të Bayernit. Ai realizoi me goditje nga krahu.

Serge Gnabry ka realizuar për 3:1 në të mirë të Bayernit në minutën e 28-të.

Thomas Mueller ka shënuar golin e katërt për Bayernin që po udhëheq 4:1. Mueller realizoi në minutën e 31-të pasi mori top nga krahu. Ai shënoi edhe golin e parë në minutën e katërt.

Luis Suarez shënoi për Barcelonën në minutën e 57-të.

Rezultati tani është 4:2 në të mirë të Bayernit.

Davies shpërtheu në krahun e majtë dhe asistoi për Joshua Kimmich që në minutën e 63-të realizoi për 5:2. Bayerni po shkon drejt një fitore të thellë në çerekfinale të Championsit.

Robert Lewandowski shënoi për 6:2 në minutën e 82-të, ndërsa Philippe Coutinho realizoi golin e shtatë për Bayernin në minutën e 86-të.

Philippe Coutinho ka kompletuar turpërimin e Barcelonës. Ai realizoi për 8:2 në minutën e 89-të.

Loading...