Tronditet Bayerni, ylli i mesfushës do të mungojë gjatë

Bayernit të Mynihut i ka kushtuar shumë fitorja 2-1 ndaj Rodinghausen e vlefshme për fazën e 1/16 në Kupën e Gjermanisë. Skuadra bavareze ka humbur shërbimet e mesfushorit kryesor, Thiago Alcantara, i cili pësoi një goditje në kavilien e djathtë dhe në minutën e 75-të u detyrua të zëvendësohet pasi e kishte të pamundur për të vijuar lojën.

Pas ekzaminimeve mjekësore të bëra ditën e sotme, Bajerni konfirmon se Thiago ka këputur ligamentin e kavilies dhe në këtë mënyrë do të mungojë 4-6 javë. Mesfushori spanjoll do të humbë ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe Champions League. Thiago pritet të rikthehet në muajin dhjetor.

Loading...