Një breshër me madhësi sa një top pinpongu ra pasditen e kësaj të shtune në zonat e Kastorias, duke shkaktuar dëme në makina, shtëpi dhe të mbjellat. Siç shihet në foto nga zona, kokrra e breshërit kishte madhësinë e një topi ping pongu.
Rënia e këtij breshëri të pazakontë shkaktoi dëme jo vetem në të mbjella dhe mjete automobilistike por edhe në ngrohësit diellorë, që i plasariti dhe në shume vende i shkatërroi fare.
Sipas buletinit të urgjencës së fenomeneve të rrezikshme të motit të lëshuar nga EMY, një ndryshim i përkohshëm i motit është parashikuar nga pasditja e vonë e 15 gushtit edhe në veri të Greqisë me shira të fortë dhe stuhi të shoqëruara nga erëra të forta dhe breshër.
234PreviousNext
Këto fenomene intensive do të prekin Maqedoninë, kryesisht Qendrore dhe Lindore, nga pasditen e sotme deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur ato përkohësisht do të shtrihen në Thrakë dhe gradualisht do të dobësohen.

Nga pasdite deri në orët e mbrëmjes së së dielës, fenomene të forta do të shfaqen përsëri në Maqedoninë Qendrore dhe Lindore