Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë/ Ja sa raste pozitiv…

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë me kor onav irus në dy spitalet Covid.

Gjithashtu, MSH bën me dije se në këto 24 orë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 120 persona.

NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 626 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 120 persona janë konfirmuar positive me Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3794, që nga fillimi i epidemisë.

Loading...