Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka propozuar një zgjidhje për situatën e krijuar në Kakavijë. Mes akuzave për dështimin e kësaj qeveria, që ia faturon edhe radhën në Kakavijë, Shehu thotë se duhet të bëhet testim 24 orë falas të gjitha kapacitete.
“Testimin e vazhduar PCR, 24 orësh direkt në të katër pikat kufitare, duke aktivizuar të gjitha kapacitetet e mundshme laboratorike apo dhe te tjera të kontraktuara nga jashtë, sic bëhet kudo në botë. Ky duhet të jetë propozimi i pare i yni ndaj palës greke, e cila çdo ditë po realizon për shqiptarët në kufi më shumë testime sesa shteti ynë bën në të gjithë vendin, pikërisht për të përmirësuar gjendjen aktuale e për të filluar lehtësimin e regjimit të kalimit te qytetareve tanë në tërësi jo vetëm drejt Greqisë, por më tej dhe vendeve të tjera. Gjithashtu është i domosdoshëm edhe realizimi në nivel vendi minimalisht të 2500 testeve te tjera PCR ditore gratis, përvec disa mijëra serologjike”, shkruan Shehu.
Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk i është gjendur pranë qytetarëve në momentin që ata kanë pasur më shumë nevojë.
“Rama i dështuar, gjendja tragjike kufitare nuk zgjidhet me “arnime”! Situata në përkeqësim aty, që ka si arsye keqmernaxhimin e pandemisë prej tij duke na futur në një krize të rëndë shëndetësore e izolim, të identifikuar si “Delja e zeze Covid” në Europë, kërkon një zgjidhje afatgjate e jo vetëm për 24 ore! Një nga shkaqet kryesore të kësaj është numri i ulët afrikano qendror i testimeve dhe bllokimi me dhunë si talebanet i laboratorëve për shumë muaj, duke krijuar një dem të pallogaritshëm në nivelin shëndetësor dhe izolimin e vendit, që, tani, duhet kohë për t’u rikuperuar. Rama nuk mund të fshehë pergjegjësitë e tij. Gjendja nuk përmiresohet duke u sjelle si një “ufo” i sapoarritur në Shqiperi, as si “struci”, apo vetëm duke ju lutur palës greke në këto momente shumë të veshtira për sot dhe për nesër”, përfundon Shehu.