Vijon të jetë e rënduar situata në pikat kufitare me Greqinë. Prej ditësh të tëra, qytetarët presin për të kaluar drejt vendit fqinj, por rregullat strike kanë bërë që krijohen radhë të gjatë.
Kjo situatë tragjike tregohet më së miri edhe në këto foto të shkrepura nga gazetari Renaldo Salianji. Një djalë i vogël, me lot në sy, i lodhur nga pritja e gjatë në kufi, mban shtrënguar në gjoks pasaportën shqiptare.
Ai bashkë me të afërmit e tij i bindet urdhrit të policisë shqiptare duke qëndruar në radhë. Ndërkohë, në një moment dorëzohet, ulet në gjumë dhe nis të qajë. Nuk dihet sa net ka qëndruar djali në Kakavijë, por në sytë e tij duket qartë dhimbja dhe lodhja.
Loading...