Njoftim i rëndësishëm! Ç’duhet të dinë qytetarët që udhëtojnë në Gjermani

Një njoftim i rëndësishëm vjen sa u takon pasagjerëve që udhëtojnë në Gjermani, për të vizituar bashkëshortin apo bashkëshorten, që është më leje qëndrimi EU.

Në një njoftim zyrtar nga Aeroporti Nënë Tereza thuhet:

“Dokumentet që kërkohen (lista ka vetëm qëllim reference dhe asistence)
1) Certifikatë martese me vulë apostile
2) Certifikate familjare me vulë apostile
3) Fotokopje e lejes së qëndrimit të bashkëshortit apo bashkëshortes
4) Biletat vajtje-ardhje
5) Kontrata e shtëpisë në Gjermani
6) Konfirmim me e-mail nga policia kufitare federale gjermane (e aeroportit të mbërritjes) ose plotësimi i një formulari të posaçëm në policinë lokale nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezident.
7) Kush udhëton me fëmijë, duhet një prokurë e posaçme, e përkthyer dhe e noterizuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezidente.

📌 Bëjmë me dije se kjo listë është vetëm referuese, për të patur një përgjigje të përafërt për qindra pyetje në inbox. Theksojmë se ky është një informacion i mbledhur nga TIA, për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve dhe familjarëve dhe nuk mund të quhet dokument zyrtar.

📌 Është e rëndësishme të kuptohet që kalimi i kufirit shqiptar dhe hyrja në kufirin gjerman mbetet në diskrecionin e policisë kufitare të të dy vendeve.
Ju faleminderit për mirëkuptimin,
Tirana International Airport”

Loading...