Shokuese/ 5-vjeçarja me Covid futet në intubim, kishte probleme me frymëmarrjen

Një fëmijë është prekur nga koronavirusi i cili ka depërtuar në mushkëritë e saj dhe së fundmi mediat italiane shkruajnë se ka pasur probleme me frymëmarrjen. Ajo është futur në intubim duke iu nënshtruar kujdesi intensiv pediatrik.

Siç shkruan ‘Il Mattino di Padova’, vogëlushja 5-vjeçare, që vuante nga koronavirusi, fillimisht u intubua sepse mushkëritë e prekura nga infeksioni nuk e lejuan më të marrë frymë. Ajo u shtrua në spital disa ditë më parë me simptomat e Covid, tamponi të cilës iu nënshtrua ishte pozitive dhe për këtë arsye konfirmoi infeksionin.

Për fat të mirë, pas një faze të parë, kushtet e vogëlushes janë përmirësuar paksa dhe mjekët kanë vendosur ta ekstrubojnë atë, duke shpresuar se më e keqja ka mbaruar. E gjithë familja italiane është në izolim, në pritje të rezultateve të shtupave.

Loading...