Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar një letër të ambasadës shqiptare në Greqi drejtuar Ministrisë së Jashtme në datën 5 gusht të këtij viti ku e paralajmëron për masat e reja të vendosura nga shteti fqinj.
Meta thotë se ambasada shqiptare ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm, por kryeministri Rama i cili është njëkohësisht dhe ministër i jashtëm pushon për shtatë palë qejfe.
Siç shihet nga dokumenti, ambasadorja aktuale Ardiana Hobdari e cila madje u shkarkua nga ministri në detyrë Cakaj, ka paralajmëruar më 5 gusht mbi masat e reja që vetë zv.ministri i brendshëm grek Hardalias bëri të ditur në një konferencë për shtyp po 2 javë më parë.
STATUSI NGA ILIR META
Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre! 🇦🇱🤝🇬🇷
Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, z.Rama.
Edhe njëherë NDJESË TË GJITHË BASHKËQYTETARËVE TANË, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe!